Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Stacioni i cilëson të pavërteta lajmet se 400 autobusë me udhëtarë nisen çdo ditë për në Evropë
19 Janar, 2024

Stacioni i cilëson të pavërteta lajmet se 400 autobusë me udhëtarë nisen çdo ditë për në Evropë

Stacioni i autobusëve përmes një reagimi ka demantuar lajmin e publikuar që 380-400 nisje ndërkombëtare ditore janë realizuar nga SAP.

Sipas reagimit, ky numër i nisjeve ditore përfshin nisjet ndërurbane dhe ato ndërkombëtare.

Ndryshe, disa media në Kosovë kanë raportuar sot se për çdo ditë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë nisen rreth 400 autobusë për në Evropë.

Nga 1 janari i 2024-ës, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen.

Nga profesionist të shumtë liberalizimi i vizave për Kosovën është parë si paralajmërim për largimin e kuadrove profesionale në sektor të ndryshëm.

Papunësia, pagat e ulëta, shkollimi i dobët, çmimet e larta, mosvlerësimi i duhur këto ishin vetëm disa nga arsyetimet kur qytetarët pyeteshin përse po largohen.

Të njëjtat arsyetime vazhdojnë edhe sot.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda gjashtë muajsh në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE