Misioni i shoqatës së formuar \”Art Plisi\” është mbështetja e diversitetit dhe ekspresivitetit përmes artit në të gjitha format e tij dhe të krijoj një komunitet dinamik, gjithëpërfshirës që feston fuqinë transformuese të krijimtarisë. Arti lidh njerëzit, ndërton ura midis kulturave dhe hap horizonte të reja. Me ekspozitat dhe ngjarjet \”tona\”Art Plis\”, jo vetëm që fuqizojnë artistët, por gjithashtu ftojnë audiencën të eksplorojë botën e krijimtarisë dhe të frymëzohet.
Formimit të kësaj shoqate i parapriu motivimi dhe inspirimi nga ekspozita e 17 artistve të dëshmuar shqiptarë e cila u mbajt në galerinë e Spreitenbach-ut vitin e kaluar.
Shoqata \”ART PLISI\” ka për qëllim promovimin e vlerave dhe aktiviteteve kulturore të nivelit të lartë profesional.
Të shtunën më 09.11.2024 në galerinë tashmë të njohur \”Kemptnertobel\” në Wetzikon bëhet hapja e ekspozitës së 17-të artistëve ku në mesin e shumë piktorëve të shquar ndërkombëtar do të jetë edhe Seimir Strati nga Tirana i cili mbanë 11 rekorde botërore në teknika të ndryshme të mozaikut.
Jeni të mirseardhur prej datës 9 Nëntor deri më 1 Dhjetor 2024
Hapja: 9 Nëntor 2024 në ora 18:00
Koha e rregullt e vizitave:
Enjte/Premte – 15:00 – 19:00 / Shtune 11:00 – 20:00 / Diele 11:00 – 17:00
Adresa: Tobelweg 9, 8623 Wetzikon
Të shtunën më 09.11.2024 ekspozitë e 17 artistëve në Wetzikon
