Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 U mbajt takimi „Diaspora Business Connection“
17 Mars, 2024

U mbajt takimi „Diaspora Business Connection“

Të shtunën, më 16 mars 2024 në ambientet e City Hotel Glarnerland, në Näfels të Kantonit Glarus (Pronar Z. Shaqir Rrahmanaj) u mbajt takimi “Diaspora Business Connection” i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ) ku ishin të ftuar afariste dhe afaristë shqiptarë.

Salla ku ishte organizuar takimi ishte e stërmbushur dhe aty takuam edhe afaristë të suksesshëm që kishin ardhur nga Gjeneva e gjithashtu edhe shteteve përskaj Zvicrës. 

Në këtë takim të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Rexhep Demiri dhe Konsuli i Republikës së Kosovës z. Vigan Berisha ku ju drejtuan mysafirëve dhe i përshëndetën afaristët shqiptarë të Zvicrës të mbledhur në këtë takim në Näfels dhe duke i inkurajuar që të vazhdojnë të jenë të suksesshëm. 

Presidenti i Bordit Fetahi duke pranuar Orën dhuratë. Në mes: Anton Nikolla dhe prodhuesi shqiptar i orëve

Takimin e moderoi i mirnjohuri e gjithashtu edhe jurist i Rrjetit, z. Nazmi Jakurti ku fillimisht i bëri një rezyme RRBDSHZ dhe i falenderoi të pranishmit me një fjalim të ngrohtë dhe ju uroi mirseardhje afaristëve dhe afaristeve që kishin ardhur në këtë takim.

Presidenti i Bordit të RrBDShZ, z. Fehmi Fetahi përshëndeti të pranishmit dhe paraqiti një raport rreth aktiviteteve që rrjeti tashmë po jep fryret e bashkpunimeve.

Biznismenë eminent nga komuniteti ynë: Jeton Ramadani, Anton Nikolla, Afrim Imeri, Pal Deda

Fetahu gjithashtu falenderoi të pranishmit dhe thurri lavdata për interesimin e bizneseve shqiptare që ti bashkohen rrjetëzimit më të madh të bizneseve të diasporës shqiptare në Zvicër.

Në këtë takim po merrnin pjesë si të ftuar special edhe tre Kryetarë të Komunave nga Kosova si: Alban Hyseni, Kryetar i komunes së Gjilanit i cili shpalosi projektet konkrete duke i dokumentuar me pamje përmes ekranit në prapavijë që po zhvillohen në Komunën e Gjilanit ku edhe shfrytëzoi këtë fjalim dhe ftoi afaristët të investojnë në Kosovë. 

Kryetari Muharremaj gjatë Intervistimit


Kryetar tjetër ishte z. Bali Muharremi, Kryetar i Komunës së Suharekës i cili foli për 2 projekte të rëndësishme që kanë përfunduar në Komunën që ai menaxhon. Ndër të tjera z.Muharremaj tha se ky shekull është shekulli i Shqiparëve dhe se koha po punon në favorin tonë. 

(e dyta nga e majta) Zhaklina Nikolla, Lirije Veselaj, Vetima Bujupi

Dhe Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ndër të tjera tha gjithashtu se: Bizneset nuk njohin kufij administrativ dhe gjithashtu paralajmëroi një projekt interesant e që ky projekt shpallet javen e ardhshme online dhe ku i ftoi të gjithë të pranishmit ti bashkohen këtij projekti.

Foto e çastit me Kristian Kabashi-n, afarist dhe fitues i disa çmimeve prestigjioze të Biznesit

Kryetari i RRBDSHZ, Qamil Isufi gjuthashtu në mënyrë të rrjedhshme dhe të artikuluar foli për peripetitë e organizimeve dhe vuri në dukje rezultatet e RRBDSHZ-së.

Nenkryetari i RRBDSHZ, Rexhep Berisha gjithashtu shkurtimisht i falenderoi dhe përshëndeti të pranishmit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni

Zoti Jakurti ju bëri thirrje Bizneseve të reja që ishin prezente në këtë takim që të prezantonin bizneset e reja dhe me këtë rast u prezantuan edhe disa sosh ku njëra ndër to ishte edhe prezantuesja e shkëlqyeshme e albradio-s Vetima Bujupi ku ajo shfrytezoi rastin ti falenderoj organizatorët, përshëndeti të pranishmit si dhe i ftoi të gjithë që ti bashkohen radios së vetme shqipe në Zvicër ku edhe morri ovacione dhe u mirëprit sapo ajo përmendi emrin e albradio-s. 

Fjalën e rastit e morri edhe Arkitekti i suksesshëm Afrim Veliu dhe me këtë rast ai ju drejtua shumë qartë Kryetarëve të pranishëm me një kërkesë solide ku kërkoi që të krijohet një platformë e lehtë dhe e kuptueshme për Bizneset nga diaspora sepse praktikat e deritanishme po rrjedhin vetëm në baza individuale dhe kjo praktikë po del se po jep pak rezultate.

Arkitekti i suksesshëm Afrim Veliu gjatë fjalimit para të pranishmëve

Pak para përfundimit, z.Fetahi-t ju dhurua një orë e bukur e prodhuar nga një afarist gjithashtu i suksesshëm që po prodhon orë të dorës në Zvicër.

Atmosfera e relaksuar dhe organizimi i detajuar i mbarvajtjes të linte pershtypjen të kuptohej se organizatorët ishin kujdesur deri në detajin e fundit e ata që po bënin punën pa u shfaqur në skenë ishin gjithashtu: Anton Nikolla, Ylli Doko, Basri Shkodra, Kujtim Krasniqi, Lirie Veselaj etj.

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti

Përveç albradio-s si medium që po mbulonin këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe kolegë nga TV Fol Shqip Show z. Altin Marku si dhe nga revista – portali Albinfo.

Krejt në fund me një apero të shijshme, ndërmarrësit shqiptarë nga Zvicra kanë shkëmbyer përvojat e tyre dhe duke lidhur kontakte të reja mes tyre.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizata e parë e pavarur jopolitike dhe jofitimprurëse dhe shërben si urë lidhëse e bizneseve të diasporës me vendet e tyre të prejardhjes.

Në fund të takimit, u shtrua gjithashtu një darkë nderi për mysafirët special e ku vazhduan bisedat në një atmosferë të relaksuar dhe pa protokole.

Ju ftojmë ta dëgjoni reportazhën e pregaditur me disa afaristë të suksesshëm, të enjtën më 21.03.2024 në ora 12:15 dhe me reprizë: të dielën më 24 mars 2024 në ora 11:00.

V. Bujupi, B. Bunjaku, P. Sermaxhaj

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE