“Vildana Foundation”, mërgimtarët nga Zvicra që po dhurojnë mijëra euro për studentët shqiptarë
Fondacioni “Vildana Foundation” u themelua në vitin 2021 nga një grup shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Qëllimi i tij është të mbështesë studentët me bursa në rajone me origjinë shqiptare veçanërisht në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni Veriore.
Labinot Kunushevci, Koordinator i “Vildana Foundation”, ka treguar për albradio për kriteret që duhet t’i plotësojnë studentët për të përfituar një bursë.
Ai ka theksuar se deri më tani ky fondacion ka mbështetur me dhjetëra studentë me bursa të rregullta mujore.
Sipas tij, bursat ekzekutohen në çdo fund muaj për studentët nga xhirollogaria bankare në Zvicër.
Tutje ai ka treguar se planet për të ardhmen janë që fondacioni të zgjerohet, por duke ruajtur kualitetin e studentëve.