Linja ajrore Hungareze Wizz Air tani ofron një GA (Abonim Gjeneral) vjetor për vetëm 500 euro. Në Zvicër, komuniteti ballkanik mund të përfitojë nga kjo risi, pasi më parë u është dashur të paguajnë shuma të mëdha të parave për pushimet në vendlindjet e tyre.
Tani ekziston një alternativë e lirë – e lansuar nga linja ajrore Hungareze me kosto të ulët Wizz Air: \”shërbimi i abonimit të pakufizuar të fluturimeve\” për dymbëdhjetë muaj, pra në thelb është një GA vjetore për fluturime. Qytetarët e Zvicrës e njohin termin GA (General Abo) për udhëtime vjetore në Zvicër me Tren në të gjitha destinacionet mbrenda Zvicrës ku operon kompania e hekurudhave SBB CFF FFS.
Tarifa „Flatt Rate“ e fluturimeve nuk është ndonjë zbulim i ri sepse ajo ofrohet edhe nga disa linja ajrore në Amerikë ku një GA vjetore mund të blehet për 2‘000 dollarë por që mund ta përdorni në terme tjera dhe jo vetëm 72 orë para fluturimit.
Kushdo që ka marrur abonim deri të enjten në mbrëmje ka paguar 500 euro. Kurse prej të premtes (16.08.2024) GA vjetore në Wizz Air kushton 600 euro. Ky abonim mbulon të gjitha fluturimet në rrjetin ndërkombëtar të linjave ajrore – rreth 950 linja në Evropë, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azi derisa fluturimet e brendshme janë të përjashtuara.
Wizz Air fluturon drejt destinacioneve të rëndësishme në Ballkanin Perendimor nga Gjeneva dhe Bazel-i. Destinacionet, Prishtinë, Shkupi, Tiranë dhe Beograd janë veçanërisht interesante për komunitetet lokale në Zvicër.
Një biletë me Wizz Air për fluturimin nga Bazeli në Tiranë kushton rreth 500 franga sot. “Me GA vjetore paguani afërsisht të njëjtën shumë dhe mund ta përdorni gjatë tërë vitit.
E gjitha çfarë duhet është të jeni fleksibël në kohën e realizimit të fluturimit tuaj
Kushtet e GA-së: Fluturimet mund të rezervohen më së shpejti 72 orë përpara nisjes së planifikuar. Prandaj, disponueshmëria nuk është e garantuar dhe kërkohet fleksibilitet – ose thjesht kohë e mjaftueshme. Prandaj linja ajrore mund të rrisë përdorimin e fluturimeve të saj me abonim. Përveç kësaj, nëse dëshironi të rezervoni një vend të caktuar ose të merrni bagazhe me vete, ju paguani ekstra.
Wizzair.com