Xhaferi merr mandatin për formimin e Qeverisë teknike në Maqedoni të Veriut
Presidenti Stevo Pendarovski sot ia dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e qeverisë kalimtare, që do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve kuvendare.
Xhaferi në pranimin e mandatit tha se Qeveria e re do të formohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
Ai gjithashtu theksoi se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë.
Të shtunën mandatari teknik do të dorëzojë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë së re.