Xhaka shkëlqen me Leverkusenin në Evropa Ligë
Bayer Leverkuseni e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të fazën grupore të Ligës së Evropës kundër Hacken me rezultat 4-0.
Në këtë garë ka debutuar futbollisti me prejardhje shqiptare Granit Xhaka pas transferimit të tij nga Arsenali.
Xhaka udhëhoqi mesfushën e skuadrës gjermane, ndërsa bëri asistim mjeshtëror në golin e dytë të shënuar nga Amine Adli.
Ai ishte prej më të mirëve në fushë dhe u zëvendësua në minutën e 75-të.
Për këta minuta ai u vlerësua me notën 8.3 nga SofaScore, pasi përveç asistimit ai kishte edhe tjera statistika të mira.